I AM HIRED

Неделя 310 ₽Месяц 630 ₽3 месяца 1 680 ₽Год 5 680 ₽

Junior Software Developer — Pristina, District of Pristina, Kosovo

Разработчики, Backend, PHP · сегодня, 11:45 · 18.11.2026

Зарплата не указана

Откликнуться

Компания: ••••••••

Локация: Pristina, District of Pristina, Kosovo

Формат: не указан

Занятость: Полная занятость

Грейд: Junior

Rreth kompanisë

Studio gBkf2Z3 është kompani lidere në fushën e shitjeve omnichannel, e cila ofron një përvojë të plotë blerjeje, si online ashtu edhe në dyqanet e saj TopShop dhe Dormeo Home. Përmes brendeve të njohura Dormeo, Delimano, Rovus dhe TopShop, kompania ofron dhe shet produkte drejtpërdrejt te konsumatori, duke kombinuar kanalet fizike dhe digjitale të shitjes.

Për pozitën

Për nevojat e ekipit tonë të zhvillimit, po kërkojmë një Junior Software Developer të motivuar, të përkushtuar dhe të gatshëm për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht.

Kandidati/ja do të kontribuojë në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e aplikacioneve dhe platformave web, duke punuar në bashkëpunim me ekipin tonë të zhvillimit.

Pozita: Junior Software Developer

Departamenti: IT

Vendndodhja: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë

• Asistimi në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e aplikacioneve dhe platformave web;

• Kontributi në zhvillimin dhe përmirësimin e funksionaliteteve në PHP, Laravel, WordPress dhe WooCommerce;

• Asistimi në punën me bazat e të dhënave dhe integrimin me sisteme të jashtme përmes REST API-ve;

• Identifikimi, testimi dhe raportimi i problemeve teknike, në bashkëpunim me ekipin e zhvillimit;

• Përdorimi i Git për menaxhimin e versioneve dhe respektimi i standardeve të përcaktuara të zhvillimit.

Njohuritë teknike të kërkuara

• Njohuri fillestare në PHP;

• Njohuri fillestare në Laravel;

• Njohuri në WordPress dhe WooCommerce;

• Njohuri në MySQL ose baza të tjera relacionale të të dhënave;

• Njohuri në HTML, CSS dhe JavaScript;

• Njohuri bazike në REST API dhe në integrimin me sisteme të jashtme;

• Njohuri bazike në Git dhe sistemet e kontrollit të versioneve.

Njohuri që konsiderohen përparësi

• Njohuri në React ose Angular;

• Njohuri bazike në Docker;

• Njohuri bazike në optimizimin e performancës dhe sigurisë së aplikacioneve web.

Kualifikimet dhe kërkesat

• Studime të përfunduara ose në përfundim në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Softuerike, Teknologji Informative apo fusha të ngjashme;

• Aftësi për të analizuar dhe zgjidhur probleme;

• Gatishmëri për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht;

• Përgjegjësi, përkushtim dhe vëmendje ndaj detajeve;

• Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip;

• Njohje e gjuhës angleze në nivel që mundëson kuptimin e dokumentacionit teknik.

Përvoja paraprake e punës nuk është kusht i domosdoshëm. Projektet personale, akademike ose praktike në zhvillimin e aplikacioneve web do të konsiderohen përparësi.

Çfarë ju ofrojmë?

• Pagë konkurruese, bazuar në aftësitë dhe përvojën tuaj;

• Mundësi për të fituar përvojë praktike dhe për të punuar në projekte reale;

• Mbështetje nga anëtarët me përvojë të ekipit;

• Mundësi për zhvillim personal dhe profesional;

• Ambient pune të hapur, dinamik dhe bashkëpunues.

Mënyra e aplikimit

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë në njërën nga këto mënyra:

• Drejtpërdrejt përmes opsionit “Apply” në këtë shpallje në LinkedIn; ose

• Duke dërguar CV-në në adresën: ••••••••

Nëse aplikoni përmes emailit, në titullin e emailit ju lutemi të shënoni: “Junior Software Developer”.

Afati i fundit për aplikim: 03.12.2026

• Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit të rekrutimit.

Поиск по вакансиям

Название компании скрыто

Названия компаний и их продуктов мы не публикуем на сайте — они доступны в Telegram-боте I AM HIRED. Откройте эту вакансию в боте: увидите название, сможете откликнуться и настроить рассылку подходящих вакансий.

Открыть вакансию в боте