Video Editor — Pristina, District of Pristina, Kosovo
Зарплата не указана
ОткликнутьсяКомпания: ••••••••
Локация: Pristina, District of Pristina, Kosovo
Формат: не указан
Занятость: Полная занятость
Грейд: Middle
Shtëpia botuese “AXghWcEGh” kërkon një VIDEOEDITOR për t’iu bashkuar ekipit.
Kandidati/ja i/e përzgjedhur do të jetë përgjegjës/e për realizimin, editimin dhe montazhin e videomaterialeve të ndryshme , duke kontribuuar në krijimin e përmbajtjeve kreative dhe vizuale për promovimin e produkteve, të aktiviteteve dhe të projekteve të shtëpisë botuese “AXghWcEGh”.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Realizimi, editimi dhe montazhi i videomaterialeve të ndryshme, në përputhje me udhëzimet dhe kërkesat e ekipit të PR-it dhe të redaksisë;
• Krijimi i videopërmbajtjeve për rrjetet sociale, fushatat promovuese, produktet, aktivitetet dhe projektet e shtëpisë botuese;
• Përshtatja e videomaterialeve për platforma dhe formate të ndryshme digjitale (Instagram, Facebook, TikTok, YouTube etj.);
• Bashkëpunimi me ekipin për zhvillimin dhe realizimin e koncepteve kreative vizuale;
• Propozimi i ideve dhe qasjeve të reja kreative në krijimin e videopërmbajtjeve;
• Sigurimi i cilësisë vizuale dhe teknike të materialeve të përfunduara;
• Menaxhimi i detyrave dhe respektimi i afateve të përcaktuara.
Kriteret:
• Së paku 2 vjet përvojë pune;
• Njohuri të avancuara në programin Adobe Premiere Pro;
• Njohuri në teknikat e montazhit, të përpunimit të ngjyrave dhe të audios;
• Njohuri në përdorimin e mjeteve dhe të aplikacioneve të inteligjencës artificiale (AI) për krijimin dhe përpunimin e videopërmbajtjeve;
• Kreativitet dhe përgjegjësi për estetikën vizuale;
• Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip;
• Aftësi organizative dhe fleksibilitet për kryerjen e detyrave;
• Portfolio me punime të realizuara në fushën e videoeditimit.
Përparësitë:
• Përparësi kanë kandidatët me përvojë më të gjatë dhe portfolio të pasur;
• Njohja e programit Adobe After Effects;
• Përvoja në krijimin e videopërmbajtjeve për rrjetet sociale dhe fushatat digjitale;
• Njohja e trendeve aktuale në videoeditim dhe storytelling vizual.
Si të aplikoni:
Të interesuarit/at duhet t'i dërgojnë CV-në dhe portfolion e punimeve të tyre në adresën:
••••••••
Aplikimet pranohen deri më: 16.11.2026